BSH: Kredite me probleme do te rriten | Lajme - News

2020-07-10 0

Portofoli i kredive me probleme rezultoi 480 milionë dollarë në fund të vitit 2019, duke rënë në nivelin 8.37%, ndër më të ulëtit në dekadën e fundit.

Por Banka e Shqipërisë paralajmëron se ky tregues do të rritet sërish këtë vit për shkak të pamundësisë paguese të kësteve që ka krijuar pandemia për shumë individë e biznese.

Banka Qendrore nuk ka një vlerësim të saktë se sa do të rritet ky tregues, por efektet më të mëdha pret që të nisin në muajin Shtator, kohë kur mbaron edhe efekti i urdhrit për pezullimin e pagesës së kësteve për të prekurit e pandemisë.

Megjithatë në stres-testet e realizuara, ka rezultuar se sistemi bankar mund të përballojë goditje të tilla.

?Këto analiza tregojnë se niveli aktual i kapitalit të sistemit është i mjaftueshëm për të përballuar një nivel relativisht të lartë të humbjeve që vijnë si rezultat i ekspozimeve ndaj rrezikut të kredisë?.

Rreziku më i madh që i kanoset sektorit bankar është ai reputacional, që lidhet kryesisht me pastrimin e parave. Asnjë prej bankave të sistemit nuk dalë me risk të ulët, por 7 renditen me rrezik të mesëm në këtë drejtim dhe 5 me rrezik të lartë.

Në inspektimet e kryera nga Banka e Shqipërisë janë vërejtur mungesë dokumentacioni në deklarimin e depozitimit të parave në banka dhe mospërputhje e të dhënave me profilin dhe aktivitetin e klientit.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/